Deputetët, gjoba për mungesat/ U mbahen nga paga 10-60 mijë lekë për mospraninë në seanca në korrik

schedule13:28 - 11 Gusht, 2024

schedule 13:28 - 11 Gusht, 2024

Mungesat në seancat plenare ju kanë kushtuar para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Përfaqësuesit e maxhorancës dhe opozitës nuk ju kanë shpëtuar gjobave edhe për muajin e fundit të sesionit parlamentar.

Me heqje të pagës nga 10 mijë deri në 60 mijë lekë, ligjvënësit e Kuvendit janë penalizuar për mos prezencën në seancat plenare dhe komisionet.

Opozita kryeson për penalitetin më të lartë në page. Deputetja demokrate, Oriela Nebijaj mban sërish rekordin e shifrës më të lartë të mbajtjes së pagës me rreth 60 mijë lekë për korrikun. Nebijaj pasohet nga deputetja më e re Andia Ulliri, me një gjobë prej 51 mijë lekë. Deputetët me gjobën më të ulët në radhët e të djathtëve janë Agron Gjekmarkaj, Saimir Korreshi dhe Albana Vokshi.

Gjoba që kanë paguar mban vlerën e rreth 10 mijë lekëve.

OPOZITA

  • Albana Vokshi 10,238 lekë
  • Saimir Korreshi 10,238 lekë
  • Agron Gjekmarkaj 10,238 lekë
  • Gezim Ademaj 20,477 lekë
  • Andia Ulliri 51,192 lekë
  • Flutura Açka 32,202 lekë
  • Merita Bakiu 10,238 lekë
  • Lulzim Basha 10,238 lekë
  • Arbi Agalliu 10,238 lekë
  • Eralda Bano 10,238 lekë
  • Orjola Pampuri 10,238 lekë
  • Enkelejd Alibeaj 40,954 lekë
  • Orjola Nebiaj 61,431 lekë

Por, gjobat nuk kanë munguar as në kampin e socialistëve. Penalitetin më të lartë në radhët e së majtëve e ka marrë Agron Çela me një gjobë prej 51 mijë lekë. Pasohet nga Plarent Ndreca dhe Paulin Sterkaj me 30 mijë lekë. Pesëmbëdhjetë deputetë të majtë kanë munguar në seancat parlamentare të korrikut.

MAZHORANCA

  • Antoneta dhima 10,238 lekë
  • Fadil Nasufi 10,238 lekë
  • Alban Xhelili 10,238 lekë
  • Ilir Topi 10,238 lekë
  • Blendi Klosi 10,238 lekë
  • Eduard Shalsi 10,238 lekë
  • Pandeli Majko 10,238 lekë
  • Paulin Sterkaj 30,715 lekë
  • Tatiana Nurce 20,477 lekë
  • Bardhyl Kollçaku 20,477
  • Alban Xhelili 10,238 lekë
  • Agron Çela 51,192 lekë
  • Laert Duraj 20,477  lekë
  • Nasip Naço 20,477 lekë
  • Lavdrim Krrashi 20,477 lekë
  • Plarent Ndreca 30,730 lekë

Për mungesat në seancat plenare dhe detyrat e tjera të deputetëve me qytetarët Kryeministri Rama kritikoi ashpër deputetët “dembelë” në Kongresin e Partisë Socialiste. Me tone të ashpra me të vetët, kryesocialisti tha se shumë prej tyre nuk kanë përmbushur as minimumin e parqitjes në detyrën për të cilën paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë paguhen 310 mijë lekë në muaj. Kjo pagë u dyfishua në mars të vitit që lamë pas me vetë votat e tyre./abcnews.al