Denoncimi i PD shkakton replika me PS për kodin e procedurës penale

schedule16:23 - 11 Maj, 2018

schedule 16:23 - 11 Maj, 2018

Pas denoncimit të Partisë Demokratike, se Fatmir Xhafaj në cilësinë e kryetarit të komisionit të reformës në drejtësi me qëllim shpëtimin e vëllait të tij Agron Xhafaj, ka fallsifikuar një nen të Kodit të Procedurës Penale, përgjegjës për përcaktimin e rasteve të ekstradimit të të dënuarve.

Erdhi edhe reagimi i mazhorancës.  Vasilika Hysi, propozuesja fillestare e ndryshimeve nw ligj, të cilat sipas demokratëve nuk janë pasqyruar në draftin dërguar seancës plenare për miratim ashtu si janë votuar në komision, përmes një deklarate të shkruar përgënjeshtroi akuzën.

“Në komision është votuar varianti që është në fuqi. Neni që është kazusi i  radhës i opozitës është  reflektim i konventës se ekstradimit, protokolli shtesë”.

Nuk vonoi edhe replika e selisë blu.

“Jo, ky nuk është standard Europian, ky është standarti mafioz Xhafaj, ku njëri vëlla merret me drogë dhe dënohet, vëllai tjetër përdor pushtetin politik si Ministër dhe si kryetar i komisionit të ligjeve për ta shpëtuar nga dënimi. Vasilika hysi dhe ulsi manja mashtruan për të mbrojtur Fatmir Xhafajn. Nuk e fhshein dot të vertetën të ilustruar me dokumenta zyrtare”.

Ish-ministri i brendshëm Enkelejd Alibeaj i referohet procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit, si dhe relacionit dhe ligjit të bashkëngjitur me të dërguar për miratim në Parlament, përmes të cilëve eksperti ligjor Gazment Bardhi denoncoi fallsifikimin e pretenduar.

“Konventa Europiane e Ekstradimit thotë shprehimisht se:

 Ekstradimi mund të refuzohet, vetëm në ato raste kur Shqipëria mendon se procedurat e gjykimit në një cështje konkrete nuk përmbushin të drejtat minimale të mbrojtjes, të njohura për një person të akuzuar për një vepër penale. Në këtë rast, kërkohet garancia për rigjykim”.

Ky nuk është rasti i vëllait të ministrit Xhafaj, theksojnë demokratët, i cili është vënë në dijeni të ndjekjes penale, është përfaqsuar nga një avokat mbrojtës e madje ka ankimuar vendimin në gjykatën e lartë italiane, duke eleminuar çdo mundësi të parashikuar në legjislacionin Italian dhe vetë Komventën Europiane të Ekstradimit, që autoritetet italiane të japin garanci për rishikim të vendimit.

“Ndërkohë që ndryshimi i trafikuar në mënyrë korruptive nga Fatmir Xhafaj për për llogari të vëllait të tij, përcakton se edhe kur janë respektuar të drejtat minimale të mbrojtjes, edhe kur personi i fshihet me qëllim drejtësisë, përsëri ai nuk ekstradohet, nëse nuk jepet garanci për rigjykim.

Asnjë vend i Bashkimit Europian apo SHBA, nuk jep garanci për rigjykim në raste të tilla. Kjo nënkupton që personi i dënuar as nuk esktradohet dhe as nuk e vuan dënimin në burgjet shqiptare”.

Për këtë demokratët ri-kujtojn një intervistë të ministrit të drejtësisë italiane i cili në dhjetor të 2017-ës  thekson se në bazë të Konventave vendimet e dënimit të dhëna në mungesë duhen ekzekutuar dhe se Italia nuk jep garanci për rigjykim për 12 persona të dënuar në itali e për të cilët kërkohet ekstradim nga moment i hyrjes në fuqi të ligjit Xhafaj në dhjetor të 2017-ës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!