Denoncimi i Mbappe, mashtrimi me imazhin e tij grabiti 55 milion euro

schedule15:17 - 31 Mars, 2020

schedule 15:17 - 31 Mars, 2020

Të drejtjat e imazhit janë një ndër pjesët më të rëndësishme për një futbollist dhe fitimet nga kjo fushë janë të mëdha. Imazhi i Kylian Mbappe është përdorur shumë në dy vitet e fundit në fushatat e reklamimit online të kriptovalutës.

Ylli francez shfrytëzohej nga kompani të ndryshme, aty ku shfaqej duke inkurajuar njerëzit të bënin investime për të blerë monedhën virtuale.Një mashtrim i madh dhe L’Equipe raporton se Mbappe ka vendosur t’i denoncojë.

Këto lloje mashtrimesh, sipas Autoriteteve të Tregut Financiar, çuan në më shumë se 1 mijë ankesa dhe 55.5 milion euro të grabitura vetëm në vitin 2018. /abcnews.al