Dëmtohen disa ura nga prurjet e përrenjve në Dibër

schedule22:30 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 22:30 - 1 Dhjetor, 2017

Në qarkun e Dibrës reshjet po vijojnë, por me intensitet pak më të ulët. Nga prurjet e disa përrenjve malorë pikërisht në vendin ku bashkohen me lumin Murra është dëmtuar ura që lidh Muhurrin me njësinë Selishtë dhe aktualisht banorët janë pa komunikim me qytetin.
Gjithashtu raportohet se është dëmtuar ura që lidh Lurën e vjetër me Krej Lurën.Vazhdojnë të jenë pa komunikim 4 fshatra për shkak të prurjeve të përroit të Bellovës.
Në Mat vijon të jetë e bllokuar rruga Xibër -Tiranë, si dhe një urë tjeter sërish në Xibër. Në Suç ka vazhdimisht shembje nga skrapata e rrugës nacionale Peshkopi -Tiranë./abcnews.al

 

https://youtu.be/kbdMWWxCBYo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!