Dëmtimi i De Geas, panik tek United para sfidës ndaj Liverpool

schedule08:26 - 16 Tetor, 2019

schedule 08:26 - 16 Tetor, 2019

Portieri spanjoll, David De Gea, la fushën e lojës i dëmtuar në takimin kundër Suedisë. Gjatë momentit kur po ekzekutonte një rivënie fundore, De Gea pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë, duke shqetësuar jo pak ekipin e Manchester United.

“Djajtë e kuq” luajnë një sfidë jetike në fundjavë në Premier League, pasi do të ketë përballë kryesuesit e Liverpool. Faqja zyrtare e klubit anglez konfirmoi se De Gea është nisur drejt Mançesterit, aty ku do të kryejë disa analiza për të konfirmuar shkallën e dëmtimit.

De Gea u largua nga fusha e lojës në minutën e 59-të në atë barazim 1-1 kundër Suedisë. Gardiani aktivizohet me Manchester United që nga sezoni 2011-12, kur u transferua nga Atletico e Madrid, si objektivi kryesor i Sir Alex Ferguson./abcnews.al