Abc News zbardh datat e votimit të kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike në 12 qarqe të vendit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.
Mësohet se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD, është drejt finalizimit të punës për përzgjedhjen e kandidatëve.
Bëhet e ditur se:
Votimi për deputetë të PD në qarkun e Kukësit do të bëhet më 25 shtator, në Dibër më 26 shtator, në Gjirokastër më 27 shtator, në Berat më 28 shtator.
Votimi për deputetë të PD në qarkun Shkodër do të bëhet më 30 shtator, në Lezhë më 1 tetor, në Durrës më 3 tetor, në Vlorë më 5 tetor.
Qytetarët do votojnë për kandidatët për deputetë nga PD në rrethet Korçë më 7 tetor, në Fier më 8 tetor, dhe në Tiranë më 10 tetor.
Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve nga 25 shtatori deri në 11 tetor anëtarësia e demokratëve do të votojë për më shumë se 350 emra që Komisioni do të kalojë për në fazën finale.
Në ditët e përcaktuara në udhëzimin e firmosur nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi anëtarësia e PD ftohet të shprehet me votë kontestuese për listën e kandidatëve që kanë kaluar filtrin e komisionit.
Degët e Partisë Demokratike do të njihen me emrat që kanë kaluar filtrin e Komisionit vetëm 24 orë përpara se të votohen, teksa lista përfundimtare do të vij sërish në selinë blu dhe do të merret në shqyrtim nga Kryesia e Partisë Demokratike.
Do të jetë kryesia dhe më pas Këshilli Kombëtar ata që do të përcaktojnë listën finale të kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
N.D./abcnews.al