Demokratët e Dibrës e presin me protesta Kryeministrin

schedule15:39 - 17 Qershor, 2018

schedule 15:39 - 17 Qershor, 2018

Vizita e Kryeministrit Rama në Peshkopi e Klos është pritur me protesta nga anëtarë e mbështetës të Partisë Demokratike. Për disa çaste pjesëmarrësit në tubim u përplasën me policinë. Ndërsa fermerë të pranishëm në protestë në shenjë simbolike hodhën në Bulevard prodhiemet e tyre.

Demokratët e Dibrës e pritën kështu.

Me në krye deputetin e qarkut Xhemal Gjunkshi, mbështetësit demorkat iu drejtuan kordonit të policisë që ruante rrezen e takimit të kryeministrit me qytetarët e Peshkopisë, ose një pjese prej tyre.

Mes shtyrjeve trup më trup protestuesit zhvendosën kordonin e policisë, duke marrë edhe lëndime të lehta.

Fermerët hodhën prodhimet e tyre në rrugë në shenjë proteste për të simbolizuar pamundësinë për t’i nxjerrë produktet në treg.

Një koment, sigurisht zhvlerësues, kryeminsitri ia bëri protestuesve në takimin vijues nër Klos.

“Kur po vija këtu rrugës pashë nja 20-30 veta. Ata të shkretët s’kanë faj se kishin edhe një deputet njësoj si çingiet te filmi “Koncert në vitin 36”, Rama ik, Rama ik. Edhe Saliu kishte nxjerrë në fotografi: “Dibra e pret me protesta”. Vetëm se ky ia merr të keqen Albert Verrisë, se ky është 1000 herë më qesharak se roli i Albert Verrisë dhe këto çingiet e veta janë 1000 herë më qesharake se çingiet e Albert Verrisë”.

Demokratët denoncuan ardhjen e autobusëve me njerëz nga Burreli dhe Bulqiza për takimet e kryeministrit Rama në Dibër. /abcnews.al