Del nga shinat treni me 40 pasagjerë në stacionin e Rrogozhinës

schedule08:50 - 10 Korrik, 2018

schedule 08:50 - 10 Korrik, 2018

Një tren doli nga shinat në Rrogozhinë, por nuk pati njerëz të dëmtuar. Instruktori i trenit tha se ishte një gabim njerëzor.

Me 5 kilometra në orë, treni me 40 pasagjerë i linjës Durrës-Elbasan doli nga nga shinat në stacionin e Rrogozhinës. Për fat nuk pati të lënduar, por njerëzit që ishin brenda u përfshinë në panik.

Disa prej tyre vrapuan të hidheshin nga dritaret dhe situata kaloi në kaos. Punonjësi i stacionit të hekurudhës ka ngatërruar butonin që ndërron shinat, duke shkaktuar shkëputjen e njërit vagon. Sipas instruktorit të trenit, Kujtim Backa, ky rast është një gabim njerëzor.

Sipas tij, treni ka qenë duke lëvizur me shpejtësinë 5 kilometra në orë. Tek ndërruesit e shinave nuk ka funksionuar procesi në momentin që në stacion po hynte edhe treni i linjës Tiranë-Vlorë.

Bashkë me pasagjerët nga zonat e Elbasanit që po shkonin në plazh në Durrës kanë qenë dhe dy turistë të huaj. Ky nuk është aksidenti i pare që ndodh në hekurudhat shqiptare. I gjithë rrjeti është i amortizuar dhe pothuajse jashtë funksionit, por disa trena pasagjerësh dhe mallrash vazhdojnë të qarkullojnë./abcnews.al