Del nga parashikimet numri i të prekurve nga gripi. Mjekët: Jo vetëmjekim

schedule13:24 - 12 Shkurt, 2020

schedule 13:24 - 12 Shkurt, 2020

Numri i të prekurve nga virozat dhe gripi ka dalë nga parashikimet. Dita ditës fluksi i të prekurve nga gripi është në rritje të vazhdueshme. Teksa strukturat e larta shëndetësore e pohuan ditën e hënë se jemi në prag të shpërthimit të epidemisë në spitalet dhe qendrat shëndetësore të disa rretheve të vendit kamerat e ABC News janë ndeshur me pacientë dhe prindër të indinjuar nga qëndrimi në radhë.

Gazetarja Ledjona Xhelandinaj bën me dije për ABC News se me ndryshimin i temperaturave ka sjellë fluks në pediatrinë e qytetit të Korcës. Gjatë muajit shkurt kanë kryer vizita ditore rreth 1000 fëmijët dhe janë shtruar 87 fëmijë.

Një nga familjaret është shprehur se siptoma kryesore ëhstë temperaturë e lartë.

“Kam dy binjake dhe kam 5 ditë që jam shtruar, kanë grip me temperaturë,” është shprehur familjarja.

Edhe në Sarandës çdo ditë janë me dhjetra të rritur e fëmijë që kërkojnë ndihmë nga mjekët. Drejtuesja e qendrës shëndetësore, Hajrie Imera sqaron për ABC Neës se për të përballuar numrin e shtuar të të prekurve nga virozat janë detyruar të qëndrojnë në punë dhe jashtë orarit.

Numri është shtuar jashtë çdo parashikimi, kemi shumë vizita që e tejkalojnë pritshmërinë tonë për këtë sezon. Moshat më të prekura bjanë ato pediatrike”, tha Imera.

Imera kërkon që qytetarët të mos mjekohen vetë dhe mos të drejtohen me vonesë tek mjekët.

Janë të lutur që nëse janë me temperaturë tre ditë duhet të paraqiten patjetër te mjeku i fanmiljes për të marrë ndihmën e  parë dhe për të parë çfarë stadi jemi”, shtoi ajo.

Mjekët vlonjatë raportojnë se ndryshe nga muajt e mëparëshëm javët e fundit janë ndeshur me rritjen e numrit të fëmijëve dhe të rriturve të prekur nga virozat dhe gripi. Mjekja Raimonda Zoto thonë se qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe kanë nisur që ndihmën e parë ta kërkojnë në shërbimin parësor.

Në të gjithë konsultoret e qëndrave shëndetsore kemi rritje të rasteve rikthimet janë komplikacione që lë pas gripi”, thotë doktoresha.

Në këto ditë kur shpërthimi i epidemisë së gripit është shumë pranë bluzat e bardha kërkojnë që më shumë kujdes të bëjnë të vegjlit, gratë shtatëzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Sapo t’ju shfaqen simptomat fillestare të konsultohen me mjekët e familjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!