TIRANË– Publikohen pamjet e autorëve, që i bënë atentat të martën rivalit të Aldo Bares në qytetin e Lushnjës. Në fotot e siguruara nga ABC News, shihen dy autorë teksa qëllojnë me armë zjarri mbi makinën e Julian Sulos, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”.
Dy persona të maskuar kanë zbritur nga një automjet që e kanë parkuar në rrugën “Misto Mame” dhe kanë qëlluar njëri me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë ndaj makinës “BMW” te zezë të Julian Sulos.
Ky i fundit duket se i ka parë atentatorët dhe i ka dhënë shpejtësi makinës duke shpëtuar vetëm me një plumb në këmbë.

Policia e Lushnjes ka shoqëruar deri tani 25 shtetas për të dhënë dëshminë në lidhje me atentatin ndaj Julian Sulos.
Mes të shoqëruarve pjesa më e madhe janë dëshmitarë, që kanë qenë pranë vendit te ngjarjes, por shoqërime janë bërë edhe për ata që njihen si persona që kanë armiqësi me 45-vjeçarin./abcnews.al

