Dekriminalizimi, Prokuroria nga KQZ t’i hiqet mandati deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica

schedule16:30 - 26 Dhjetor, 2017

schedule 16:30 - 26 Dhjetor, 2017

Prokuroria kërkon heqjen e mandateve të deputetit të PDIU, Aqif Rakipi dhe atij të LSI, Gledion Rehovica. Kërkesa i është drejtuar KQZ-së, bazuar në ligjin për dekriminalizimin.

Në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, Prokuroria i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që t’i heqë mandatin dy deputetëve. Burime pranë KQZ-së bënë me dije, se bëhet fjalë për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi dhe atë të LSI-së, Gledion Rehovica.
Mësohet gjithashtu se këto dy emra janë pjesë e kërkese për 5 të zgjedhur, por tre të tjerët janë këshilltarë bashkiakë.
Shkresa në fjalë është firmosur nga drejtuesja strukturës së posaçme për dekriminalizimin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi. Kjo e fundit, mësohet se ka shpjeguar në materialin drejtuar KQZ-së, se nga hetimet e Prokurorisë, rezulton që dy deputetët kanë pasur probleme ligjore, kur më herët kanë jetuar jashtë vendit, të cilat nuk i kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Indrit Maraku

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!