Para nëntë vjetësh, kryeministri aktual, Albin Kurti, kishte kritikuar kryeministrin e atëhershëm Isa Mustafa për faktin që synonte edhe një mandat, duke thënë se “po don me mbet kryeministër me çdo kusht”, dhe duke shtuar “po jo bre se Kosova është më e vlefshme, populli Kosovës është i vlefshëm”.
Por, kur është fjala për veten, Albin Kurti insiston që me patjetër të rrijë në këtë post, edhe pas 9 shkurtit, kur mbahen zgjedhjet e reja.
Ish bashkëpunëtoret e Kurtit thonë se ai po injoron gati se krejt kauzat për çfarë angazhohej sa ishte në opozitë.