Deklarata që krisi raportin mes Capital T dhe Ardian Bujupit, artistët nisin një “luftë” virtuale

schedule16:14 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 16:14 - 1 Dhjetor, 2020

Ndonëse kanë sjellë një ndër bashkëpunimet me të suksesshme shqiptare, Ardian Bujupi dhe Capital T duket se nuk gëzojnë një raport të mirë mes tyre. Artistët e njohur kanë nisur një “luftë” virtuale mes tyre, e cila nisi pas një deklarate që Capital T bëri në një intervistë televizive.

Në emisionin “Gjoni Black”, Capital T sqaroi “plumbin” me të cilin qëlloi Ardianin në “Shiko Kush Luan”, duke thënë se ka marrë më shumë famë pasi ka bashkëpunuar me të. Capitali theksoi se e vlerëson shumë Ardianin si artist, mirëpo shtoi se para duetit të tyre “Andiamo”, Bujupi nuk gëzonte këtë sukses në tregun shqiptar.

Ardian Bujupi dhe Capital T përplasen në rrjetet sociale: 'Nuk e

Lidhur me këtë deklaratë, Bujupi ka postuar një Instastory, ku shprehej: “Nëse ia nisim kësaj pune vëlla, mos flit pas shpine por hyjmë Live dhe i shprehim gjërat, sukseset dhe meritat e kujt kanë qenë këngët etj, etj.” Mirëpo, nuk vonoi as përgjigja e Capital T, i cili iu drejtuar Adrianit:

Mas shpine nuk është në emision live me fol, po është publikisht. S’jam prej atyre që flas mas shpine. Ti nëse don me fol, e flasim qysh dush ti.”, shkroi Capital T. Ky postim u pasua më tej me një tjetër përgjigje të Ardianit, i cili i bëri thirrje të sqaroheshin përmes një video live.

Ardian Bujupi dhe Capital T përplasen në rrjetet sociale: 'Nuk e

“Nuk mi the këto fjalë kurrë në fytyrë, nuk e kuptoj planin tënd. Ama shkojna live sonte dhe i shprehim.”, shkroi Ardiani. Ashtu siç këngëtari paralajmëroi, u fut në një live në Instastory duke shpjeguar për fansat çfarë kishte ndodhur, mirëpo ndërsa Capital T kërkonte të hynin bashkë live, Ardiani nuk iu përgjigj. /abcnews.al

Ardian Bujupi dhe Capital T përplasen në rrjetet sociale: 'Nuk e