“Beteja” e botës me koronavirusin tashmë mund të konsiderohet e humbur. Të paktën kështu ka deklaruar një shkencëtar në Londër.
Profesori Neil Ferguson, nga Kolegji Imperial në Londër ka pranuar se bota u përpoq shumë që ta ndalonte hovin e virusit, por dështoi.
Duke folur për një BBC Today ai u shpreh:
“Mund ta shihni nga statistikat që tregojnë numrin e vendeve që janë prekur se beteja në fakt është e humbur.”
Më shumë se 80 vende nga e gjithë bota tashmë kanë konfirmuar raste të COVID-19, sëmundjes që shkaktohet nga koronavirusi. Të mërkurën u shënuan raste për herë të parë nga ishujt Faroe dhe Polonia ndërsa në Evropë vetëm një numër i vogël vendesh nuk kanë raportuar ende raste me virusin.
Ferguson deklaroi më tej:
“Tashmë ne po mundohemi që të ngadalësojmë përhapjen e virusit në mënyrë që të t’u krijojmë sistemeve të shëndetësisë që të menaxhojnë impaktin e epidemisë.”
Në të gjithë botën raportohet të jenë 95,040 raste të konfirmuara me koronavirusin nga të cilët 3,249 kanë humbur jetën dhe 51,433 të tjerë janë shëruar plotësisht./abcnews.al/