Deklarata e fortë e ministrit: Ushtarët rusë përdhunojnë gratë ukrainase

schedule15:25 - 4 Mars, 2022

schedule 15:25 - 4 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba denoncoi sot përdhunimet e kryera nga ushtarët rusë në qytetet  e Ukrainës.

Kuleba nuk dha prova për të mbështetur  deklaratën  tronditëse. Ndërkohë Reuters shkruan se  nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyër të njëanshme pretendimin e ministrit ukrainas.

“Kur bien bomba në qytetet tuaja , kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara dhe kur kemi raste të shumta, për fat të keq, me ushtarë rusë që përdhunojnë gra në qytetet e Ukrainës, është e vështirë, natyrisht, të flasim për efektivitetin e ligjit ndërkombëtar,” tha ministri gjatë fjalimit të tij në Institutin Mbretëror të Mardhënieve Ndërkombëtare  në Londër.

KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë

“Por ky është i vetmi instrument kulturor që kemi në dispozicionin tonë për të siguruar që të gjithë ata që bënë të mundur këtë luftë të jenë më në fund përgjegjës përpara drejtësisë, ” tha Kuleba./abcnews.al/

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!