Deklarata e Bashës për Dakon, Prokuroria: Nuk është nën hetim

schedule13:30 - 26 Shkurt, 2019

schedule 13:30 - 26 Shkurt, 2019

Pas deklaratës së një dite më parë të Lulzim Bashës se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos për trafikim të votave në zgjedhje, prokuroria e përgjithshme ka sqaruar për Opinion se Vangjush Dako nuk është nën hetim, por po hetohet veprimtaria e tij. Të njëjtën deklaratë organi i akuzës ka bërë edhe katër muaj më parë, kur rrodhën në media përgjimet e dosjes 339.

Përgjimet e dosjes 339, që përfshijnë edhe hetim për trafikim votash në zgjedhje, u rikthyen në vëmendjen publike të hënën kur kreu i PD deklaroi se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos.

Emri i Dakos doli në përgjimet e dosjes 339 tetorin e kaluar, gjatë një komunikimi me anëtarë të bandës së Avdylajve, të arrestuar në kuadër të operacionit Volvo4.

Pas deklaratës së të hënës të Lulzim Bashës, prokuroria e përgjithshme deklaroi për Opinion, se Vangjush Dako nuk është person nën hetim, por kjo nuk do thotë se nuk po hetohet veprimtaria e tij, e hetimet po vijojnë me ritëm të përshpejtuar

Fevziu: “Për çështjen në fjalë vazhdojnë hetimet me ritëm të përshpejtuar. Fakti që nuk është person nën hetim, nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë dhe në fund do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale”.

Një deklaratë të ngjashme prokuroria ka lëshuar edhe tetorin e kaluar. Të shtunën prokuroria ndryshoi qëndrim.

“Nuk është person nën hetim, për Vangjush Dakon, nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë dhe në fund do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale”.

Katër muaj më vonë, prokuroria është tek të njëjtat qëndrime. Ndryshimi i vetëm është se ekipit të prokurorëve të dosjes 339, me vendim të Donika Prelës, I është dyfishuar ekipi hetues, duke e cuar në 2 prokurorë e 10 oficerë gjyqësorë, e po ekzaminohen rreth 400 CD nga 700 që ka dosja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!