Vijojnë analizat në emisionin “Pressing”. Trajneri i kombëtares U-19 të Shqipërisë, Nevil Dede ndalet te barazimi 2-2 mes Vllaznisë dhe Teutës. Shkodranët janë tema e momentit dhe Artan Hoxha, gazetari i njohur, zbulon problemet e mëdha të kuqebluve.
DEDE: Pjesa e dytë e Teutës më la një shije të mirë, nuk ndodhte prej kohësh. Skuadra tregoi se ka karakter, ka eksperiencë, portieri nuk ka bërë mirë në disa raste. Janë një skuadër e fortë, nuk kanë fantazi, por luajnë një futboll horizontal.
Tirana do e ketë të vështirë me ta në kampionat, sidomos nëse pengon qarkullimin e topit të bardhebluve. Nëse Dedja arrinte rezultat pozitiv sot me Vllazninë, do i jepte moral skuadrës. Më bën përshtypje Sherri. Ai gaboi, por nuk është fundi i botës. Nuk e meriton portieri i huaj të luajë përpara tij. Jemi munduar t’i japim oksigjen lojtarëve të kampionatit.
HOXHA: Vllaznia nuk është klub normal. Objektivi i tyre, në këtë gjendje që është me 1 mijë halle, po mundohen të kapin çfarë të munden. Në 25 qershor është ndeshja e kthimit, tre ditë më pas do të jetë ndeshja në Shkodër në kampionat.
Do të bëjnë llogari? Nuk luhet drejt, nuk kanë kushte. A iku trajneri te Vllaznia, kishte protestë prej rrogave. Trajneri iku, braktisi kampionatit, lojtarët protestuan. Në Shqipëri ka dy kontrata. Do i sjell radhës tjetër, do i marr te Tatimet. Vllaznia po luan për mbijetesë, dëm i madh nëse bie nga Kategoria“. /abcnews.al