Debatet për VAR-in, Casillas jep sugjerimin e befasishëm!

schedule09:51 - 9 Nëntor, 2019

schedule 09:51 - 9 Nëntor, 2019

Legjenda e Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës, Iker Casillas ka dhënë mendimin e tij rreth përdorimit të VAR-it. Spanjolli, i cili numëron më shumë se 1,000 ndeshje në futbollin profesionist, sugjeron se ka një mënyrë për ta rritur akoma më shumë saktësinë e teknologjisë ne futboll.

Portieri ka shkruar në ‘Twitter’ propozimin e tij, duke theksuar se ideja e tij mund të ndihmojë në gjykimin e rasteve gjatë ndeshjeve. “Propozoj për VAR-in, që në momentin ku gjyqtari i caktuar analizon rastin, aty të ndodhet dhe një ish-futbollist për të dhënë mendimin e tij. Kush më mirë mund të japë një opinion për incidentet që mund të ndodhin gjatë një ndeshje?! Një futbollist i ka përjetuar vetë ato raste”, shkruan Casillas për ndjekësit e tij.

Portieri 38-vjeçar është rikthyer rregullisht në stërvitje me ekipin e Portos pas atij problemi me zemrën në muajin maj. Casillas ende nuk është grumbulluar në asnjë ndeshje për këtë sezon, por duket se e ka kaluar plotësisht atë problem. /abcnews.al