Debate te Siguria/ Felaj s’i jep fjalen Nokës, ky i rrëmben mikrofonin

schedule14:00 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 14:00 - 11 Dhjetor, 2017

Mazhoranca braktisi Komisionin Parlamentar të Sigurisë ku zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi po raportonte për situatën e përmbytjeve në vend.  Shkak janë bërë debatet e ashpra mes socialistes Ermonela Felaj dhe demokratit Flamur Noka.

Felaj: Fjalën e ka kërkuar zoti Murrizi. A mundem ta dëgjoj?

Noka: Dua të flas.

Felaj: Një minutë, të më thojë ai që nuk do të flas.

Mosdhënia e fjalës demokratit Flamur Noka nga kryetarja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Ermonela Felaj ka ngjallur debate të ashpra mes tyre gjatë mbledhjes, ku numri dy i Mbrojtjes po raportonte për përmbytjet e fundit në vend.

Felaj: Ça është kjo histori?

Noka:Kur të them unë do të flas.Kur të kërkoj unë fjalën nuk bëhet fjalë me thënë nuk ka fjalë.

Felaj: Lëri këto sjellje se nuk të pinë ujë.

Noka: A ka mundësi, pusho!

Felaj: Turp për ty!

Noka: Turp për ty që mundohesh me u bë burrë! Nuk merrem me ty unë, merrem me fjalën time. Oj vajzë, shko mëso rregullat ti.

Felaj: Unë kam respekt për kolegun tim, e kërkoi fjalën.

Noka: Lëri lëri ato, nuk të kërkoi kush respekt ty, nuk ka nevojë njeri për respektin tat askush. Dëgjo të flas unë këtu. Nuk ka nevojë me të dhënë llogari ty ai.Këta nuk janë asnjëri me të dhënë llogari ty, sa kanë parë si puna jote këtu para teje dhe sa do të shohin pas teje. Dëgjo këtu Pjerin.

 

Kjo situatë ka bërë që mazhoranca të largohet nga mbledhja.

Ndërsa opozita akuzoi qeverinë se po i bën hile qytetarëve pasi pa u shpallur gjendja  emergjecës qyetaret nuk mund të dëmshpërblehen.

Noka: Dëmshpërblim do të thotë gjendje emergjence, kur nuk shpallet gjendje emergjence ju u keni futur gishtin qytetarëve dhe nuk i dëmshpërbleni.Qeveria e PD, 30 milion euro vendime qeverie janë dhënë se janë shpallur gjendjet e emergjencës. Ajo që po shohim është e turpshme dhe e neveritshme. Fjalën nuk ma ndalon dot mua jo Salmonela por askush se e kemi fituar dikur.Shqiptarët duhet të kuptojnë një gjë, e gjithë e ajo situatë që u duk sikur po tentohej të përballohej ishte një maskaradë fyese dhe ofenduese për ta. Të githë të përmbyturit duhet të kenë parasysh se sa kohë nuk është ngritur shtabi i emegjencës, nuk është shpallur gjendja e emergjencës nuk do të marrin asnjë dëmshpërblim, në kuadrin e qeverisë do të marrin vetëm mashtrim dhe gishtin mbrapa.

Zëvendësministri i Mbrojtjes më herët deklaroi se fondi i kompensimit do të dalë pasi të përllogariten dëmet në terren./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!