VIDEO/ “Ti s’ke marrë vota, nuk përfaqëson askënd”, Abc News zbardh debatin e fortë në PS e Shkodrës

15:04 | 31/10/201915:040

Është shoqëruar me debate mbledhja e socialistëve të Shkodrës për përcaktimin e drejtorëve në këtë qark. Ky është një debat që vijon prej disa kohësh pas lëvizjeve të mëdha që u bënë në bashkitë e këtij qarku.

Gazetari Simon Shkreli bën me dije për abcnews.al se në mbledhjen me dyer të mbyllura debati është zhvilluar mes Senida Mesit dhe anëtarëve të Kryesisë të cilat e kanë akuzuar ish-zv.kryeministren dhe po përdor metodat përçarëse brenda radhëve të partisë.

Më i ashpër në mbledhje ka qenë ish-kreu i Komunës së Bërdicës, Besnik Brahimaj, i cili i ka kërkuar llogari Mesit dhe nga kush i merr votat dhe se kë përfaqëson.

“Ju nuk mund të injoroni bazën dhe ta përçani atë”, u shpreh Brahimaj duke rritur tensionin në sallë. Sipas tij Senida Mesi nuk ka marrë vota në asnjë zonë të Shkodrës, gjithçka është arritur nëpërmjet përfaqësuesëve të Partisë Socialiste në ato zona.

Gjithashtu debate pati edhe mes kreut të Partisë Socialiste të Velipojës Emiliano Nika dhe deputetes Senida Mesi.

Arben Pëllumbi koordinatori i caktuar nga qëndra i pranishëm në mbledhje nuk ka ndërhyrë në debat, ndërsa më vonë theksoi se pjesëmarrja në parti është çshtje personale dhe çdokush hyn apo del sipas zgjedhjes së tij.

“Shiko, është krejtësisht normale që njerëz të cilët heqin nga koha e tyre e lirë, sic është qënia përfaqësues i një force politike, ju e dini që forcat politike janë organizime vullnetare, pra dikush me vullnet të lirë është pjesë e këtyre strukturave, dhe heq nga koha e tij e lirë, sigurisht që e bënë këtë për një arsye të caktuar. Aryeja bazë që të gjithë ne merremi me këtë punë është se ne besojmë se PS-ja dhe qeveria e saj është ajo e cila e bënë më mirë shërbimin ndaj qytetarëve. Por nuk perjashtohen mundësitë që individ të caktuar të kenë edhe probleme personale”, tha Pëllumbi.

Partia Socialiste ndodhet në një fazë riorganizimi ku kryesia qëndrore e PS-së ka marrë përipër të shkrijë gjithë strukturën drejtuese të PS-së së Bashkisë Shkodër. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono