Debate në komisionin për 25 prillin, Gjylameti-opozitës: Hallin që keni nuk ua zgjidhim dot

schedule11:32 - 22 Tetor, 2021

schedule 11:32 - 22 Tetor, 2021

Po zhvillohet me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Anëtarët janë përplasur për miratimin e rendit të ditës dhe rregullores. PS kërkon miratimin e rregullores në parim, ndërsa PD kërkon që fillimisht të diskutohet dhe më pas të votohet.

Gjatë fjalës së saj, deputetja e PS, Blerina Gjylameti me tone të ashpra iu drejtua anëtarëve të opozitës se kanë komplekse.

Lexo edhe: Hetimet për 25 prillin, Bylykbashi: Ju kërkoni të ndryshoni ligjin, është absurde

Pjesë nga debati:

Blerina Gjylameti: Keni gjatë gjithë kohës, një kompleksitet që nuk ua kuptoj. Ka të bëjë me problemin e lidershipit, drejtimit

Enkelejd Alibeaj: Mos përdorni terma të papërshtatshme. Kolegëve ju drejtohet me zoti dhe zonja

Blerina Gjylameti: Më jepni kohë të flas. Unë herën tjetër u ankova dhe ju sugjerova që të ishit i paanshëm. Ju sot e treguat gjatë gjithë kohës që për qëndrimet e PD duhet gjatë gjithë kohës ti merrni mendim zotit Bardhi. Ju mungon foltorja. Ju mungon foltorja. Keni një problem që nuk ua zgjidhim dot ne. Nuk ua zgjidhim dot ne hallin që keni midis jush. Keni zgjedhur Alibeaj ta drejtojë.

Enkelejd Alibeaj: Zonjë përfundoni fjalën

Blerina Gjylameti: Unë si kryetar. Nuk bëhesh dot kryetar duke vazhduar ta thuash. Përballë kam një grup njerëzish dhe kolegë të nderuar, po të filloj të flas unë lëshohen. Gjatë gjithë kohës unë mbajta shënime. Dëgjova zotin Bardhi për shqetësimet që ngriti. Dua t’ju kujtoj se zoti Rama ka qenë në komisione hetimore qëkur ka qenë kryetar bashkie. Do ta marrim forcërisht, nuk përbën lajm ajo. zoti Basha kurrë nuk ka qenë kur është thirrur, nxirrte raporte, njëherë proble3me të barkut, njëherë ishte sëmurë. Raportet që ka përdorur nga mjekët për tu justifikuar janë qesharake. Sot kuptova se sa ju ka shqetësuar ajo punë që ka barë zoti Naço. Kemi që në orën 10 që diskutojmë, secili thotë…më lini ta mbaroj. Zoti Bardhi më lër të mbaroj. Kjo rregullorja nuk bën ndryshe përveçse të rregullojë mënyrën e funksionimit. Ne i hedhim dhe më pas i diskutojmë atë që ligji përcakton. Në mënyrë të tillë atë që kemi merak të gjithë që është fillimi i punimit të këtij komisioni të mos e pengojmë. Do të duhet t;ju falenderoj shumë që gjatë gjithë kohës na thoni se sa dashamirës jeni. Kryetari nuk i bën këto për shkak të dashamirësisë, por për shkak të ligjit. Sot po ju godasin dhe ata të kahut tjetër.

g.v/abcnews.al