Hetimet për 25 prillin, Bylykbashi: Ju kërkoni të ndryshoni ligjin, është absurde

schedule10:58 - 22 Tetor, 2021

schedule 10:58 - 22 Tetor, 2021

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Demokratët dhe socialistët janë përplasur për rendin e ditës. Nënkryetari Toni Gogu kërkoi që të miratohet në parim rregullorja dhe të votohet rendi i ditës, por kjo është kundërshtuar nga anëtarët e PD.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi shpjegoi se ligji për hetimin e zgjedhjeve është miratuar në Kuvend në vitin 2002. Sipas tij ky komision nuk mund të ndryshohet ligji.

Lexo edhe: Nis mbledhja e Komisionit Hetimor për 25 prillin, debate për rendin e ditës

“Ligji i vitit 2002, i vetmi që ka qenë deputet në atë kohë ka qenë zoti Koci. Ky ligj është hartuar për të rregulluar hetimin e zgjedhjeve të vitit 2001. Kur opozita kërkoi hetimin e zgjedhjeve nxituat dhe bëtë këtë ligj se ishit maxhorancë. Nëse ka një arritje te ky ligj me gjithë përpjekjet për të bllokuar, kërkohet dhe merret. Ky ka qenë çelësi i suksesit. Ka qenë për të hetuar zgjedhjet, më pas çështje të tjera. praktika që vendosi ky ligj për marrjen e provave sot është e konsoliduar. Ju po kërkoni që me rregullore të ndryshoni ligjin, është absurde dhe e papranueshme. Harrojeni se në këtë komision do të vendoste precedenti që të ndryshohet ligji. Është miratuar në vitin 2002. Nëse e keni siklet për këtë hetim edhe në 2005 nuk ka qenë ky rregull. Provat janë marrë të gjitha të lira, nuk mundet që ky komision që të marrë barrën dhe të ndryshojë një ligj që e ka miratuar parlamenti,” tha Bylykbashi. g.v/abcnews.al