“Orët e vona janë periudhë shumë e mirë e autorit dhe përkthyesit.” Kështu shprehet për emisionin Pas Mesnatë përkthyesja e nobelistëve Ana Kove.
“Daullja prej llamarine”, e Günter Grass i dha asaj dy çmime por Kove thotë se çmimet nuk e bëjnë më të mirë përkthimin
“Çmimet nuk e bëjnë më të mirë përkthimin, nuk e bëjnë as më të keq. Përkthimi është aty dhe do qëndrojë gjatë në libraritë e shqiptarëve, por për karrierën e një përkthyesi do të thotë shumë. “Daullja prej llamarine” është një nga kryeveprat e letërsisë botërore, dhe për këtë jam shumë e gëzuar së pari sepse juria e panairit të librit e shpalli përkthimin tim si përkthimin më të mirë, dhe një juri tjetër I dha këtij përkthimi cmimin si përkthimi më i mirë i vitit 2023. Natyrish do gëzohesh me cdo cmim, por Gunter Gras është një natyrë tjetër”, – thotë ajo, ndërsa rrëfen se për përkthimin e librit ka shkuar edhe në vendet ku autori ka shkruar për të
“Përpara se të jem bërë përkthyese kam qenë një lexuese shumë e mirë e letërsisë gjermane. Kam qenë hershëm e lidhur me kulturën e atij vendi. Si krijuese dhe e arsimuar në shkenca letrare dhe filologjike, mëkim për shpirtn tim ka qenë letërsia gjermane. Kur jam ndeshur me këtë libër, jam magjepsur nga fantasia e pazakontë e Gunter Gras dhe për shumë vite kam jetuar me këtë personazh të jashtëzakonshëm. Kam shkuar në vendlindjen e Gunter Gras.” tregon ajo./abcnews.al