Dasmë e pazakontë/ Frika nga virusi detyron çiftin të bejë dasmën live nga celulari

schedule10:23 - 6 Shkurt, 2020

schedule 10:23 - 6 Shkurt, 2020

Dasmat jo gjithmonë shkojnë saktësisht ashtu siç ne e planifikojmë, por derisa frika ndaj koronavirusit vazhdon të rritet një çift ka vendosur të martohet përtej parashikimeve të tyre.

Çifti Joseph Yew dhe gruaja e tij Kang Ting u kthyen nga një udhëtim në Kinë vetëm disa ditë para dasmës së tyre.

Kur të ftuarit filluan të shprehin shqetësime për pjesëmarrjen, çifti gjeti një mënyrë për të qetësuar frikën e tyre.

Ata organizuan një darkë me njerëzit e tyre, çdo gjë siç e kishin menduar por ndryshimi i vetëm është se ata nuk ishin të pranishëm aty.

Çifti  në të vërtetë u martua në Kinë në tetor, por kjo ishte martesa e dytë për ta.

 

Nuk është e pazakontë në kulturën aziatike që të ketë dy dasma, veçanërisht kur të dy, nusja dhe dhëndri vijnë nga vende të ndryshme.

Por kur të ftuarit mësuan se çifti sapo ishte kthyer nga Kina, ata filluan të shqetësohen.

“Disa prej tyre thanë se nuk do vinin,” tha burri.

“Ne donim të shtynim dasmën por hoteli nuk ishte i gatshëm. Ata thanë se gjithçka ishte rregulluar dhe ishte e panegociueshme. Kështu që ne nuk kishim zgjidhje tjetër përveç të vazhdonim me planet për dasëm.”

Çifti vendosi që ata të mos merrnin pjesë në dasmë për të qetësuar frikën e mysafirëve të tyre.

 

“Ne u thamë të ftuarve që do të ishim të pranishëm nëpërmjet video-live… disa prej tyre ngelen të tronditur”, tha ai. “Unë mendoj se nëse do të kishim qenë atje, atmosfera do të ishte ndryshe.

“Prindërit e mi nuk ishin të lumtur për këtë në fillim por në fund pranuan”

“Ne falënderuam të ftuarit që erdhën dhe u thamë që të shijojnë darkën,” tha z. Yew.

Hoteli gjithashtu i shërbeu  shampanjë çiftit. Ata hapën shampanjën në dhomën e tyre pas fjalimeve përkatëse, të cilat ishin të gjitha në transmetim live për mysafirët në dasmë.

“Ne nuk jemi të trishtuar, por pak të zhgënjyer”, tha z. Yew nga dasma e tij.

“Unë mendoj se nuk kishte asnjë mundësi tjetër, kështu që nuk kemi pse të ndihemi keq për mënyrën si ndodhi./abcnews.al