Dasho në “Provokacija”: Pse jeni të sigurt nga Covid-19 kur laheni në pishina e në det

schedule23:01 - 24 Korrik, 2020

schedule 23:01 - 24 Korrik, 2020

Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho u shpreh këtë të premte në “Provokacija” se pishinat dhe larja në det nuk përbëjnë rrezik për transmetimin e koronavirusit.

Sigurisht, ai theksoi se distanca nga të tjerët duhet ruajtur.

Dasho u shpreh se uji me klor i pishinave e vret virusin dhe mjafton që të rrini tre metra larg të tjerëve dhe të qëndroni vetëm me të afërmit tuaj.

Ndërsa, sa i përket sigurisë në hotele, Dasho u shpreh se nuk mund të japë një mendim profesional pasi nuk e di sa e garantuar mund të jetë siguria në dhomë.

Unë, dje isha me kryetarin e Shoqatës së Hoteleve, dhe aty mora vesh se protokollet që ishin hartuar për hoteleve, ishin hartuar pa përfshirë ata vetë. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Ndodhin çudira si ato që ndalohet muzika. Unë sot nuk e di si funksionojnë protokollet e sigurisë në hotele. Do të jem i trembur se të garantohet siguria në dhomë, duhet të jemi të sigurt që personi që pastron të mos jetë i infektuar. Nuk e di se çfarë masash janë marrë…,” shpjegon Dasho.

Ndërsa, për larjen në det e pishina ai shpjegon:

“Unë them që jeni të sigurt në det, nëse repsektoni distancimin fizik. Rrini tre metra nga çadra tjetër. Rri me familjen tënde. Lahu në det. Qëndro dhe bëj banjo dielli. Je i sigurt. Pishina: Qëndro tre metra larg, qëndro larg në pishinë. Uji me klor i pishinës e shkatërron virusin. Përsëri je i sigurt, në hotel s’ua them dot me ndërgjegje profesionale. ..” /abcnews.al/