Dash Sula i shkon Ramës tek karrigia, biseda “kokë më kokë” me kryeministrin: Çfarë i dorëzoi deputeti?

schedule13:24 - 24 Nëntor, 2022

schedule 13:24 - 24 Nëntor, 2022

Një situatë që nuk e shikojmë shpesh u shënua në Kuvend gjatë seancës së sotme. Sapo kryeministri Edi Rama ka mbyllur përgjigjen e tij të gjatë kundrejt opozitës për Portin e Durrësit, deputeti Dashnor Sula, i ka shkuar Ramës pranë duke i dorëzuar disa dokumente për këtë port. Opozita akuzon qeverinë se po i falet toka dhe taksat investitorit, ndërsa shtojnë hije dyshimi për kompaninë që sipas tyre është “offshore”.

Sula më herët në dorë mbante disa pamje të ministrave në një darkë tek “Nusret”, ndërsa nuk dihet se çfarë dokumentesh të tjera i dorëzoi.

Menjëherë u afrua Garda, por Rama zgjodhi që t’i largojë dhe të debatojë me të. Pas diskutimit i dhanë dorën njëri-tjetrit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!