Dash Shehi për satelitët: Një budallik, pjesë e propagandës, dreq e shejton

schedule22:58 - 6 Nëntor, 2021

schedule 22:58 - 6 Nëntor, 2021

Gjatë intervistës për Abcnews.al Dashamir Shehi është pyetur nga gazetari Ermal Vaka për dërgimin e satelitëve në orbitë, projekt që sipas Shehit është thjeshtë pjesë e propagandës. Ai është shprehur se Rama dhe mund t’i gjejë paratë por nuk është kjo nevoja e shqiptarëve.

“Një budallik nga këto, pjesë e propagandës, dreq e shejton. Ai dhe mund t’i gjejë paratë për të çu disa satelitë atje se nuk është ky hataje e madhe për Shqipërinë. Unë gjykoj që Shqipëria nuk ka nevojë për satelitë njëherë për njëherë se janë mjaftueshëm dronat e policisë po deshën me gjet drogën s’ka nevojë ta shohin nga satelitët.” /abcnews.al/