Dash Shehi imiton batutat në parlament: Unë jam kobra, ti je tigri, si i bën flokët, si kafshon

schedule22:14 - 6 Nëntor, 2021

schedule 22:14 - 6 Nëntor, 2021

I ftuar për Abcnews.al nga gazetari Ermal Vaka deputeti Dashamir Shehi ka komentuar mbi batutat e shkëmbyera midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike zotit Basha duke i cilësuar ato si punë pa asnjë lloj vlere.

“Unë, më dëgjuat besoj në parlament që thash, qoftë e fundit kjo histori që zgjatet prej shumë vitesh në fakt, prej 8 vitesh. Por që unë të kafshoj ty edhe unë jam kobra, ti pastaj më ha mu, unë jam tigri ose ku e di unë këto fjalë, këto lloj batutash. S’ka produktivitet njëherë, sidomos për opozitën, ai që është atje është kaluar ai kryetari i socialistëve, zgjedhjet i ka fituar, paratë e buxhetit i ndan sipas qejfit të vet, për ato që ka harxhuar e shpenzuar s’jep asnjë lloj përgjegjësie. Ne me këto punë duhet të merremi, këto janë hallet e Shqipërisë pastaj sa i gjatë je ti, sa i pashëm, si i bën flokët, si kafshon kështu gjërash këto janë punë pa asnjë lloj vlere,” shprehet Shehi. /abcnews.al/