Dallku debuton me triumf në krye të Prishtinës, Abazi gjen golin

schedule19:55 - 25 Shtator, 2019

schedule 19:55 - 25 Shtator, 2019

Prishtina ka mposhtur Dukagjinin me rezultatin 2-0, në ndeshjen e prapambetur për javën e gjashtë në IPKO Superliga. Ish-mbrojtësi i kombëtares, Armend Dallku, debutoi sot si trajner i kryeqytetasve, të cilët nuk e vunë për asnjë moment në diskutim fitoren.

Goli i parë i takimit u shënua shumë shpejt, me anë të Korenicës. Mesfushori i Prishtinës gjeti rrjetën në minutën e shtatë të takimit, duke kaluar në epërsi vendasit. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në të dytën, Prishtina u hodh në sulm për të gjetur golin e sigurisë, i cili nuk vonoi. Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Leonit Abazi, shnëoi në minutën e 51’ të takimit, duke vendosur dhe rezultatin final të sfidës. Me këtë triumf, Prishtina ngjitet në kuotën e 10 pikëve, vetëm 2 pikë më pak se kryesuesit e Feronikelit.

IPKO Superliga, java 6

Prishtina – Dukagjini   2-0
Korenica 7’, Abazi 51’