Dalin pamjet nga “ferma” e Bitcoin në Krujë, këto janë pajisjet që përdoreshin

schedule10:14 - 22 Tetor, 2021

schedule 10:14 - 22 Tetor, 2021

Një laborator prodhimi kriptomonedhash është zbuluar në qytetin e Krujës.

Abcnews.al, ka siguruar pamjet e pajisjeve që përdoreshin për prodhimin e monedhave virtuale.

Mësohet se zbulimi ka ardhur nga një aksion i OSHEE në Krujë, pasi një subjekt ishte i dyshuar për vjedhje energjie. Pas kontrolleve në një banesë që rezulton e marrë me qira u zbuluan edhe kompjuterët e teknologjisë së lartë që përdoren për të krijuar monedhat virtuale.

Përveç kostos së lartë të pajisjeve, makineritë e prodhimit të kriptomonedhave kanë edhe një shpenzim tepër të lartë të energjisë elektrike.

/abcnews.al/