Dalin pamjet e aksidentit spektakolar ku humbi jetën një 53-vjeçar në Slloveni

schedule15:15 - 14 Nëntor, 2019

schedule 15:15 - 14 Nëntor, 2019

Kompania sllovene e autostradave Dars ka publikuar pamjet e një aksidenti të rëndë automobilistik. Në pamje shihet vetura e cila godet kamionin duke e nxjerrë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen shoferi i kamionit, 53-vjeçari hungarez.

Kamioni, së bashku me shoferin, pas përplasjes ka rënë në një humnerë rreth 20 metra thellësi, raporton Nezavisne Novine.

Mësohet se shoferi i makinës së pasagjerëve Opel Corsa u përplas me kamionin për shkak të një shpejtësie së pa kontrolluar, por vet ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

Kompania sllovene e autostradave Dars i publikoi këto pamje si një paralajmërim për drejtuesit që nga pakujdesia gjatë drejtimit të mjetit sjell pasoja fatale./abcnews.al