Dalin fotot e fundit të Madonnës para se të futej në terapi intensive

schedule14:36 - 30 Qershor, 2023

schedule 14:36 - 30 Qershor, 2023

Ka raportime se Madonna kishte ethe për një muaj, para se të transferohej në spital. Megjithatë, një ditë para shtrimit urgjent, ajo u kap nga paparacët duke ecur në rrugët e Nju Jorkut.

Në imazhet ekskluzive të siguruara nga DailyMail, këngëtarja 64-vjeçare shihet duke vizituar ekspozitën e Karl Lagerfeld në Muzeun Metropolitan në Manhattan me asistentin e saj dhe një nga kërcimtarët e saj.

Madonna mund të ketë dalë nga spitali ku u trajtua pas një infeksioni bakterial, megjithatë raportimet në anën tjetër të Atlantikut po shtojnë shqetësimin për gjendjen shëndetësore të këngëtares 64-vjeçare.

Madonna, e cila u dërgua në shtëpinë e saj në Nju Jork pasi u shtrua në ICU, po “vjell vazhdimisht” dhe mbetet e shtrirë në shtrat pasi nuk është ende e qartë se çfarë lloj infeksioni bakterial ka marrë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!