Dajko tregon arsyet përse ju bashkua PS-së: Mbështetje për të gjitha vajzat e reja

schedule08:09 - 11 Mars, 2021

schedule 08:09 - 11 Mars, 2021

Dhora Dajko, kandidate e listës në Korçë për PS-në, nëpërmjet një video-mesazhi ka treguar arsyet përse ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste.

Dajko thotë se vizioni i qartë dhe largpamësia e kësaj force politike për ta transformuar Shqipërinë si edhe rëndësia që i kanë dhënë rolit të gruas sipas saj e ka bërë atë të bhëhet pjesë e kësaj force politike, ndërsa thotë: “Një qytezë e vogël si Maliqi sheh pak femra të angazhuara në politikë, ndaj angazhimi im vjen si një shtysë për t’ju thënë të gjitha vajzave të reja se mund t’ja dalin”.

Ndërkohë video-mesazhi është publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook”.

 

/abcnews.al/