Çuditë e VAR, ajo që ndodh në Gjermani është absurde!

schedule21:19 - 26 Tetor, 2019

schedule 21:19 - 26 Tetor, 2019

Ajo që ka ndodhur sot në Bundesliga 2, është me të vërtetë e padëgjuar më parë. Mesfushori i Holstein Kiel, Michael Eberwein, ka shkaktuar një penallti në sfidën kundër Bochum, edhe pse nuk ishte në lojë. Mesfushori po kryente nxehjen jashtë vijave kufizuese, por pas pamjeve të ripërsëritura nga VAR, u pa që ai ka prekur një top ende pa dalë nga fusha.

Si pasojë, gjyqtari kryesor i sfidës akordoi penallti për Bochum. Rregullat e VAR: “Nëse një futbollist, pjesë jo e lojës, prek topin brenda vijave kufizuese, jepet faull për ekipin kundërshtar. Nëse është brenda zonës, jepet penallti.”

Pikërisht kjo ka ndodhur sot në Bundesliga 2. Për t’i bërë gjërat edhe më të vështira për mesfushorin Eberwein, ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje deri më tani për Holstein Kiel, skuadër tek e cila u transferua këtë verë nga Fortuna Cologne. Një episod që nuk është parë asnjëherë më përpara në futboll./abcnews.al