Cristiano mendon largimin nga Manchester United, kusht Champions League

schedule14:05 - 19 Janar, 2022

schedule 14:05 - 19 Janar, 2022

Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë të vështirë te Manchester United . Skuadra nuk po arrin të ketë vazhdimësi rezultatesh dhe kjo gjë e ka mërzitur jashtë mase sulmuesin portugez i cili po përgatit një plan të mundshëm largimi nëse United nuk hyn në Champions League në fund të sezonit.

Sipas The Sun, përfaqësuesit e Cristiano Ronaldos do të kanë pasur një bisedë me shefin e ri ekzekutiv të klubit, Richard Arnold për të zgjidhur këtë çështje .

CR7 dëshiron të luajë deri në moshën 40 vjeç dhe dëshiron të përfundojë karrierën e tij si fitues dhe e konsideron të vështirë të fitojë në Old Trafford. Në verë, ai kishte besim se do të ishte e mundur, por me paraqitjet e skuadrës duket shumë e vështirë.

Aktualisht “Djajtë” janë të renditur në vendin e 7-të në Premier League me 32 pikë të grumbulluara në 20 ndeshje të zhvilluara, ndërsa ndodhet 24 pikë larg vendit të parë që mbahet nga rivali i tyre Manchester City. /f.a/abcnews.al