Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

CR7 kundër Yamal, sfida e gjeneratave/ ‘Furitë e kuqe’, shihen si favorite. Portugalia beson te triumfi

schedule13:07 - 6 Korrik, 2026

schedule 13:07 - 6 Korrik, 2026

Ndeshjet e tjera në fazën e 1/8 nuk kanë zhgënjyer, por kjo e mbrëmjes së sotme mes Portugalisë dhe Spanjës është padyshim ajo me më shumë pritshmëri. Duke parë nisvelin dhe përbërjet e dy skuadrave, ajo shumë mirë mund të ishte një finale e “Botërorit 2026”.

Por ky derbi iberik do të japë vetëm biletën për në fazën çerekfinale, një objektiv minimal për të dy ekipet. Në fushë zbresin dy yje nga gjenertata të ndryshme. Cristiano Ronaldo që pret të mbyllë një karrierë të magjishme dhe Lamine Yamal që është ende në fillim të rrugëtimit të tij futbollistik që gjithashtu projektohet të jetë madhështor.

Por sfida në stadiumin e Arlington në Teksas nuk është vetëm mes tyre. Si Portugalia ashtu edhe Spanja janë të mbushura me yje të tjerë, ndërsa në parashikime të favorizuar janë “Furitë e Kuqe”.



Pas një nisjes zhgënjyese me barazimin pa gola kundër Kepit të Gjelbërt, kampionët në fuqi të Europës, kanë fituar katër sfidat e fundit, duke ruajtur statusin e saj mes favoritëve për të ngritur lart Kupën e Botës. Trajneri Luis De La Fuente I ka të gjithë lojtarët në dispozicion, megjithëse Nico Uilliams ende jo në formën e tij më të mirë.

Nga ana tjetër, Portugalia vjen në këtë sfidë të madhe, pas asaj fitoreje të fundit, të vuajtur dhe polemizuar kundër Kroacisë, që nxorri më pah edhe disa limite të luzitanëve.

Cristiano Ronaldo edhe një herë duhet t’i përgjigjet në fushë dyshimeve nëse ai është një ndihmë apo problem për skuadrën. Deri tani, megjithëse jo në mënyrën më bindëse ka dalë fitues, por CR7 e di mirë, që kundër Spanjës duhet një paraqitje ndryshe nga ato të shkuarat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!