Covid-19 shënon 35 viktima në 24 orë në Maqedoninë e Veriut, numër i lartë infektimesh

schedule17:47 - 4 Prill, 2021

schedule 17:47 - 4 Prill, 2021

Në 24 orët e fundit  në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 734 raste të reja me covid-19. Ndërkohë janë shënuar edhe 35 viktima të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me virusin vdekjeprurës.

Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportohet  se 621 pacientë janë shëruar. Ndërkohë në këtë shtet është njoftuar se ditën e nesërme do të nisi vaksinimi masiv me vaksinën ruse “Sputnik V” . E.L/abcnews.al/