Covid-19 merr 3 jetë në Maqedoni, 148 raste të reja dhe 65 të shëruar në 24 orët e fundit

schedule17:27 - 27 Shtator, 2020

schedule 17:27 - 27 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë bërë 1224 testime për Covid-19 ndërsa janë regjistruar 148 raste të reja. Më tepër raste janë regjistruar në Shkup 50.  Ndërkohë që 3 pacientë e kanë humbur jetën në spital. Instituti për Shëndetin Publik ka regjistruar 65 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë është 17629, i të shëruarve është 14581 dhe i të vdekurve 725. Numri i rasteve aktive është është 2323./ db/Abcnews.al