Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Covid-19: Numri i të infektuarve në botë shkon në 35 milion

schedule14:46 - 5 Tetor, 2020

schedule 14:46 - 5 Tetor, 2020

Më shumë se 35.2 milion të infektuar është bilanci më i fundit nga koronavirusi në botë, ndërsa vdekjet janë rritur në 1.037.887. Numri total i të infektuarve në SHBA është rritur në 7 637 795, nga ku 214 624 prej të cilëve kanë humbur jetën, ndërkohë që gjatë orëve të fundit janë shënuar 883 raste të reja dhe 13 viktima.

Numri i të infektuarve në Rusi ka arritur në 1.225.889 ndërsa numri i viktimave në 21.475. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10.888 raste të reja, dhe 117 viktima. Përsa i përket Brazilit, janë shënuar 8.456 raste të reja dhe 365 persona kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit. Meksika shënoi 3.712 raste të reja dhe 208 viktima.

Sipas OBSH-së afërsisht 1 në 10 njerëz mund të jenë infektuar me koronavirus, duke lënë pjesën më të madhe të popullsisë së botës të prekshme. Eksperti i urgjencës së OBSH-së, Mike Ryan tha se situata vazhdon të paraqitet e vështirë, pasi sëmundja po përhapet edhe më shumë.



“Vlerësimet tona aktuale na tregojnë rreth 10% e popullsisë globale mund të jenë infektuar nga ky virus. Ndryshon në varësi të vendit, ndryshon nga urbani në fshat, ndryshon në varësi të grupeve. Por ajo që do të thotë është se shumica dërrmuese e botës mbetet në rrezik.”, theksoi ai. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!