COVID-19/ Mbi 100 milionë indianë nuk janë paraqitur për të marrë dozën e dytë

schedule15:34 - 28 Tetor, 2021

schedule 15:34 - 28 Tetor, 2021

Më shumë se 100 milionë indianë nuk janë paraqitur në qendrat e vaksinimit për të marrë dozën e dytë, sipas të dhënave zyrtare. Këto të dhëna kanë ngritur shqetësim për situatën epidemiologjike në vend, edhe pse momentalisht duket se shifrat janë të ulëta.

Veç rrezikut që u kanoset atyre që s’e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës për Covid-19, ajo që shqetëson autoritetet është edhe fakti që ndoshta nuk do mund të kapet targeti i vënë nga qeveria për të vaksinuar të gjithë të rriturit deri më 31 dhjetor.

Bhavna Dewan, mjeke në  Nainital, shprehet:

“Ne e kemi parë këtë vetëkënaqësi me pacientët me tuberkuloz. Fillojnë të marrin barnat dhe pas disa javësh ndihen më mirë kështu që e ndërpresin edhe pse duhet t’i marrin për gjashtë muaj. Është i njëjti mentalitet edhe me vaksinën. Jam i sigurt se ata ndihen se një dozë është e mjaftueshme pasi është prej tyre nuk po sëmuret.”

Nga ana tjetër, Mansukh Mandaviya, ministri i Shëndetësisë në Indi po u bën thirrje shteteve që ta adresojnë këtë problem. Duke nisur nga muaji tjetër, tha ai, punonjësit shëndetësorë do duhet të bëjnë vizita derë më derë për të gjetur të vaksinuar me një dozë.

Deri më tani, në Indi janë vaksinuar me dozën e parë 725 milionë qytetarë, apo 77% e 944 milionë adultëve që ka vendi, kurse me dy doza janë të vaksinuar 316 milionë qytetarë, apo 24%. /abcnews.al/