Covid-19 kërcënon Lojërat Olimpike, 15 të infektuar nga Fshati Olimpik

schedule13:17 - 17 Korrik, 2021

schedule 13:17 - 17 Korrik, 2021

Ditën e djeshme në Tokyo u regjistruan plot 1,410 njerëz të infektuar dhe ky ishte numri më i lartë që nga muaji janar, duke ndjekur një trend eksponencial rritës të infektimeve që nga ajo kohë.

Pas gjashtë ditësh nisin Lojërat Olimpike, që do të luhen pikërisht atje dhe frika para tyre është e madhe. Dje u regjistruar edhe rasti i parë i infektuar me Covid-19 nga fshati olimpik, ku janë akomoduar gjithë stafet dhe organizatorët.

Jo vetëm kaq, por 15 të tjerë, që kanë qenë në fshatin olimpik dhe janë marrë me organizimin janë gjithashtu të prekur me Covid-19. Prej muajsh shumica e popullit japonez ka kërkuar anulimin edhe një herë tjetër rë Lojërave Olimpike. /abcnews.al