Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

I paparë/ E rrëzoi rivalin për 35 sekonda! 14-vjeçari shqiptar që po trondit ringun në Zvicër

schedule10:53 - 15 Maj, 2026

schedule 10:53 - 15 Maj, 2026

Vetëm 14 vjeç, por me një forcë dhe instinkt kampioni që po habit botën e boksit. Dijon Sula, talenti shqiptar që jeton në Zvicër, ka arritur një tjetër sukses të madh duke u shpallur kampion i Zvicrës U17 në peshën 66 kilogramë, pasi fitoi ndaj kundërshtarit me nokaut brenda vetëm 35 sekondash.

Në lidhje direkte nga Zvicra për ABC e Mëngjesit, babë e bir, Ardian dhe Dijon Sula, rrëfejnë historinë e një talenti që u dallua që në fëmijëri.

Nga një familje e lidhur ngushtë me sportin, veçanërisht me thai boksin, Dijoni duket se e kishte ringun në gjak. “Që kur ishte me pampers vinte në palestër”, tregon i ati, duke kujtuar momentet kur familja kuptoi refleksin dhe instinktin e rrallë që djali kishte për sportin e fortë.



Që në moshën 8-vjeçare në ring, Dijoni nisi të stërvitej seriozisht, ndërsa në 10 vjeç u shpall kampion, duke përfaqësuar më pas Zvicrën në gara të rëndësishme. Në moshën 12-vjeçare zhvilloi luftën e parë me objektivin për të fituar titull, dhe pikërisht aty promotorët panë tek ai një talent të jashtëzakonshëm.

Sot, Zvicra e konsideron një nga emrat premtues të sportit, ndërsa familja ka një objektiv të madh: Lojërat Olimpike të vitit 2032, ku Dijoni synon të përfaqësojë Zvicrën në arenën më prestigjioze sportive në botë.

Pas debutimit spektakolar dhe fitores me nokaut, kampioni i ri po përgatitet për një tjetër sfidë të madhe: Portugalia, ku do të zhvillojë ndeshjen e radhës, një moment që mund të shënojë një tjetër kthesë të fortë në karrierën e tij.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!