COVID-19/ Karantina mund të zgjasë edhe gjatë muajve të verës në Britani

schedule14:23 - 22 Janar, 2021

schedule 14:23 - 22 Janar, 2021

Kryeministri britanik,  Boris Johnson, tha se kufizimet kundër Covid mund të jenë në fuqi dhe gjatë muajve të verës.

Johnson është nën presion nga anëtarët e Partisë së tij, të cilët po kërkojnë që ai të miratojë  një plan për të lehtësuar bllokimin sa më shpejt, në mënyrë që qeveria të përmbushë objektivin e saj për të vaksinuar 15 milion persona, një qëllim që ai dëshiron ta realizojë deri në 15 shkurt.

“Vaksinimet do të sigurojnë imunitet nga Covid-19, por imunitetin nga Covid duhet ta sigurojmë gjithashtu edhe nga bllokimet dhe kufizimet”, tha në një deklaratë ligjvënësi i Torit, Mark Harper.

Dyqanet, restorantet dhe shkollat ​​janë të mbyllura. Kufizimet kërcënojnë ta shtyjnë ekonominë në një tjetër recesion, rënia më e keqe ekonomike në tre shekuj.

Mbi 1,290 persona humbën jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 95,829, numrin më të lartë të viktimave në Europë./abcnews.al