COVID-19/ Duka: Bujqësia në gjendje kritike, fermerët nuk përfitojnë nga paketat e ndihmës

schedule13:15 - 5 Maj, 2020

schedule 13:15 - 5 Maj, 2020

Në përshtatje të lehtësimit të masave të marra për të menaxhuar krizën e koronavirusit, opozita i është rikthyer pozicioneve të saj politike.
Për këtë arsye, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka caktuar një takim që mbahet në orën 13.00 me aleatët. Kjo është mbledhja e dytë që bëhet në harkun kohor të 20 ditëve.

Për të marrë vesh më tepër se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje, gazetari i Abc News Juxhin Mustafari bëri një intervistë me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Dukën.

Tema e ditës, sipas Dukës është situata e Covid-19 ndërsa shton se opozita është munduar të jetë konstruktive dhe të japë kontributin e saj. Por gjithsesi, sipas kreut të PPA një çështje tjetër delikate mbetet ekonomia e afektuar rëndë nga masat shtrënguese.

Agron Duka u shpreh: Jemi në një hap tjetër ku duhet të gjejmë një ekuilibër nëpërmjet asaj që po ndodh me situatën e Covid-it por edhe me ekonominë që realisht po kërcënohet dukshëm nëse ne vazhdojmë të izolohemi. Ato që do themi do i bëjmë të ditura publikisht.

Sa i përket situatës së bujqësisë në vendin tonë, Duka thotë që ka shumë probleme në këtë fushë, dhe këto probleme janë përkeqësuar akoma më shumë me koronavirusin.

Agron Duka: Bujqësia ka shumë probleme, tani janë agravuar më shumë. Ka pasur shumë prodhime që janë hedhur dhe ne kemi ngritur zërin që ata duhet të kompesohen. Dëmi që është bërë për shkak të situatës është i madh, kemi ngulur këmbë që duhet të ketë subvencione direkte për fermerët. Nuk kemi parë ndonjë reagim pozitiv nga qeveria. Nuk dua të them që qeveria nuk punom apo se do të përfitojë nga situata, por realisht në dy paketat që jemi mësuar t’i quajmë Rama 1 e Rama 2 apo kredia sovrane, bujqësia nuk preket fare, ka shume njerëz që kanë marrë kredi që nuk kanë mundësi t’i lajnë… ndër këto është kjo që po them, mbyllja e tregjeve, i kemi thënë e stër thënë disa herë. Njereëzit që jane demturar prej situatës kane hedhur trangujt, ata duhet të kompesohen. E njëjta gjë ka qenë edhe me luleshtrydhet, faktikisht qe shumë e mirë ajo që dy tre javë pas izolimit më pas filluan ta lehtësojnë lëvizjen e fermerëve, por patëm shumë deme.

Ndërsa, sa i përket reformës zgjedhore, Duka u shpreh e qasja e tyre nuk luan asnjë lloj roli, pasi çështjen e ka në dorë mazhoranca që ka edhe numrat në parlament.

Agron Duka: Pavarësisht dëshirës dhe qasjes sonë, që ka qenë që ky sistem zgjedhor është i defrmuar dhe nuk jep vlerën e duhur votës së qytetarëve. Sepse votohen lista të mbyllura, dhe hynë njerëz që janë të emëruar nga kryetarët e partive. Nuk shoh ndonjë qasje pozitive nga dy partitë e mëdha që të mund të ndryshojnë sistemin zgjedhor. Duket sikur po ushqehemi me lugë bosh… Nëse nuk duan ata, ne nuk arrimë dot të bëjmë gjë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!