Një tjetër talent që premton sukses në muzikë është padyshim Auron Deva. I riu nga Kosova ka nisur të bëjë covera me këngët e famshme të artistëve të huaj dhe shqiptarë. Për shkak të ngjyrës së zërit, shpesh e kanë krahasuar me Bruno Mars. Edhe pse në një moshë të re, Auroni ka mahnitur me vokalin e mrekullueshëm.
Në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Auroni tregoi se ka marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar për të rinjtë, Music Land. Festivali u mbajt në Ohër në gusht të vitit të kaluar. Kosova u rendit në vendin e parë falë performancës së shkëlqyer të Auronit.
Ai fitoi çmimin “Grand Prix” duke u bërë artisti i parë nga Kosova që triumfon në historinë 22 vjeçare të festivalit. Mes të tjerash, Auroni tha se dëshiron që të nisë karrierën e tij muzikore por ende nuk ka zgjedhur këngën që mendon se është e duhura për të hyrë fuqishëm në industri.
“Kam menduar të filloj karrierën me muzikën time origjinale. Kam punuar me disa producentë, kam disa këngë të mia por nuk kam gjetur akoma këngën që më bën të ndihem rehat që të filloj në industrinë muzikore shqiptare.”, tha Auroni.
/abcnews.al


