Courtois si Chilavert dhe Ceni, video e “gardianit” të Realit bëhet virale

schedule18:39 - 14 Janar, 2021

schedule 18:39 - 14 Janar, 2021

Emri si Jose Luis Chilavert dhe Rogerio Ceni ishin portierë shumë të mirë dhe golashënues fantastikë. Goditjet e dënimit ishin specialiteti i paraguaianit dhe brazilianit.

Edhe pse në futbollin e sotëm portierët janë përmirësuar shumë në lojën me top dhe cilësohen si mbrojtësit e fundit, nuk shohim që të godasin dhe shënojnë prej goditjeve të dënimit.

Një gjë e tillë i pëlqen shumë Thibaut Courtois, titullarit të Real Madrid dhe kombëtares së Belgjikës. “Gardiani” ka një sallake fantastike dhe video e fundit e tij është virale në rrjetet sociale. /abcnews.al