Vllaznia është në kërkim të përforcimeve. Shkodranët, të parët në renditje, duan edhe ndonjë element shtesë që trajnerit Thomas Brdaric të mos i mungojnë alternativat deri në fund të sezonit futbollistik.
Ditën e sotme në media ka qarkulluar një lajm që lidhej me një shkëmbim me Partizanin. Victor Da Silva lidhet me të kuqtë, kurse Ëilliam Cordeiro me shkodranët. Gjithsesi nga Vllaznia është hedhur poshtë ky lajm.
Sponsori Alban Xhaferi ka folur për Supersport dhe është shprehur kështu: “Nuk është absolutisht lajm i vërtetë, pasi nuk ka asnjë negociatë shkëmbimi me Partizanin. Da Silva ka bërë shumë mirë për Vllazninë dhe është një lojtar që gëzon besimin e stafit drejtues e teknik”. /abcnews.al