Cooper: Skënderbeu ekip “zonjë”, derbi pa tifozë nuk është i bukur

schedule23:55 - 13 Korrik, 2020

schedule 23:55 - 13 Korrik, 2020

Sulmuesi i Kukësit, Godberg Cooper, është i ftuar në Pressing, ABC News. Tre gola në dy ndeshjet e fundit në kampionat për sulmuesin 22 vjeccar, i cili në studio foli për derbin e kryeqytetit dhe për rivalin Tirana.

“Derbi pa tifozë normalisht që nuk është i bukur. Duhet ndjerë dhe energjia e tifozëve. Ne shpresonim te fitorja e Partizanit, normalisht, por për mënyrën si shkoi loja, rezultati ishte i drejtë. Ky është futbolli, mund të ndëshkohesh dhe në sekondën e fundit.

Kam respekt për të gjitha skuadrat, kam parë skuadra më të organizuara dhe shumë më kompakte se Tirana. Skënderbeu është një ekip i bukur, edhe Partizani nuk është keq. Pa hequr asgjë te Tirana, por Skënderbeu është një skuadër “zonjë”, u shpreh Cooper./abcnews.al