Çmimet, Rama del para shqiptarëve: Më vjen turp që protestohet vetëm në Shqipëri, po mbajmë barrën e energjisë elektrike

schedule15:13 - 12 Mars, 2022

schedule 15:13 - 12 Mars, 2022

Kryeministri Rama ka dalë në një lidhje live në Facebook për të shpjeguar detaje të asaj që ai e quajti “Paketa e Rezistencës” me qëllim përballimin e pasojave të krizës nga rritja e çmimeve.

“Rama tha në fillim të fjalës së tij se i vinte turp që Shqipëria ishte vendi i parë i NATO-s ku protestohej për pasojat e luftës në Ukrainë. 

Kryeministri theksoi se qeveria paguan tani 80% të faturës reale të çmimit të energjisë elektrike për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të saj në bursë.

Rama theksoi se qeveria do të paguajë brenda vitit 650 milion euro për abonentët me qëllim që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike nëse çmimi në bursa vijon kështu. 

Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare.  Deri në fund të vitit do të derdhim 650 milion euro për faturat e energjisë për familjet shqiptare. Më vjen turp që Shqipëria është është i vetmi vend i NATO-së që proteston për pasojat e luftës në Ukrainë.Të shash një qeveri në gjuhën më vulgare kur pa bërë asnjë lloj llogarie dhe sajuat fakte krejt të paqena. Pas 30 vitesh nga rënia e komunizmit akuzoni qeverinë për çmimet kur e gjithë bota po përballet me pasojat e luftës. Rritja e çmimeve në Paris është shumë herë më e lartë. Ta zhgarravisësh sot Shqipërinë në sytë e botës duhet të mos keq as moral e arsye njerëzore me kombin tënd“, tha Rama.

“Nëse mbahet çmimi mesatar, atëhere do të na duhet të paguajmë 250 milion euro ekstra. Kjo qeveri është krejt e kundërta e asaj që thonë ata që protestojnë në emër të popullit me dritën e iPhonëve”, vijoi kryeministri. 

Qytetarët protestuan sot para Kryeministrisë në Tiranë si edhe në qytete të tjera të vendit kundër rritjes së çmimeve. Kjo është dita e katërt e protestave, ndërkohë që gjatë tre ditëve të para është bërë e mundur ulja deri diku e çmimit të karburanteve. Krahas këtyre të fundit Shqipëria po përballet me shtrenjtim të çmimit të ushqimeve.

Më herët, qeveria ngriti përmes një Akti Normativ një bord për përcaktimin e çmimeve të karburanteve. Vendimi i parë i bordit u mor sot, sipas të cilit nafta dhe benzina do të shiten me 215 lekë/ litri deri në 15 mars, kurse gazi me 93 lekë/ litri.

Ky është një çmim relativisht më i ulët krahasuaar me atë të disa ditëve më parë, megjithatë duket të jetë larg atij nën 200 lekë që ishte para rritjes së madhe që pësoi para një jave.

Shpjegimi i importuesve ka qenë se çmimi u rit për shkak të shtrenjtimit në bursë duke bërë që edhe në Shqipëri një litër naftë të kërcente në pak ditë nga 195 lekë/ litri në 265 lekë/ litri.

Aktualisht, çmi i karburateve në bursë është mesatarisht 110 dollar një barrelë, ngjashëm me çmimin kur karburantet këtu ishin 190-195 lekë/ litri. Prandaj, nevojitet që çmimi të ulet edhe më tej, të paktën për të kapur të njëjtat nivele me një javë më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!