Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Çmimet në “stratosferë”, 60 mijë euro për të parë “topçinjtë” e Arsenal

schedule18:09 - 30 Mars, 2023

schedule 18:09 - 30 Mars, 2023

Pas 19 vitesh pritje Arsenal është gjithnjë e më afër titullit kampion të Premier League, teksa tashmë ndodhet plot 8 pikë larg vendit të dytë të Manchester City, mirëpo “qytetarët” kanë një ndeshje “në dorë” dhe në rast fitoreje të kësaj ndeshjeje dhe të përballjes me Arensal në “Etihad Stadium” më 26 prill difereneca mund të ngushtohet në vetëm 2 pikë.

Me vetëm 10 ndeshje të mbetura “topçinjtë” dhe me vetëm titullin e Premier League, si një objektiv të mundshëm për këtë sezon, djemtë e Mikel Artetas duhet të përgatiten mirë për fazën e fundit të kampionatit. Madje, së fundmi po planifikohet edhe një Emirates i tejmbushur për ndeshjen e fundit të Premier League më datë 28 maj ndaj Ëoverhamton.

Të gjithë shpresojnë ta kthejnë në një ditë feste ndërsa kanë nisur të shiten biletat. Dëshira për të mos munguar është e madhe dhe kjo bën që çmimi i biletave ndryshe nga zakonisht të shkojë në stratosferë. Kështu, nga ajo që bëhet e ditur nga mediat angleze, një biletë për ndeshjen e fundit të sezonit të Arsenalit në Emirates shkon deri në 60.000 euro, me biletën normale që kushton vetëm 150 euro. /i.m /abcnews.al 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!